Një bar e re premton ndalimin e kancerit nga shpërndarja në organet e tjera. Një tjetër mund të shërojë kancerin në gjak. E treta mund të përdorë sistemin imun për të vrarë tumoret, shkruan BBC.
Të tria nga to kanë treguar rezultate premtuese dhe duhet vetëm edhe një hap që të aprovohen për përdorim edhe në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, barnat kanë edhe diçka të përbashkët: Janë krijuar në Kinë.
Për vite, industria e barnave në Kinë u koncentrua që të zëvendësojë medicinën perëndimore.
Krijimi i barnave të reja ishte proces i lodhshëm dhe që mori shumë kohë.
Kompanitë fillimisht mendonin se investimi në miliona dollarë për hulumtime dhe zhvillim ishte i rrezikshëm dhe mbeteshin në biznese që sillnin të ardhura të sigurta.
Tashmë ky vend po tenton që të luajë një rol më të madh në industrinë globale të ilaçeve. Miliona njerëz në Kinë kanë kancer apo diabet dhe qeveria ka bërë prioritet nacional inovacionin në fushën e barnave.
Mirëpo, zbulimet në këtë fushë në Kinë janë ende në fazat e para krahasuar me industrinë e gjerë. Disa ekspertë thonë që, megjithatë, kjo është vetëm punë kohe deri kur kompanitë mjekësore të arrijnë që të qëndrojnë përkrah gjigantëve si Pfizer dhe AstraZeneca.
Hera e fundit që Kina ka prodhuar një ilaç të ri për industrinë globale farmaceutike ishte në vitin 1979, kur shkencëtarja kinez Tu Youyou zbuloi artemisin pasi që Mao Zedong kërkoi që të gjente një kurë për malarien.
Por globalisht nuk u njoh deri më vonë, pasi që farmacisti zviceran Novartis solli në sipërfaqe këtë zbulim kinez dhe filloi prodhimin në vitin 1990.
Zonja Tu u shpërblye me çmimin Nobel në vitin 2015.
Pavarësisht optimizmit, kompanitë farmaceutike kineze që duan të dalin edhe në vendet tjera ende kanë vështirësi. Gara në mes të barna prodhuesve në vendet e mëdha si në Shtetet e Bashkuara është shumë e fortë dhe kompanitë kineze ngecin për arsye të mjeteve financiare që duhen për hulumtime./Kosova Post/