Bosnja, si mësim për Kosovën

Mos i humb

Rritet numri i të infektuarve/ Evropianët duan të shmangin një izolim të dytë…masa shtrënguese në rajone të veçanta

"Katastrofike"dhe "shkatërruese"  janë këto fjalët që liderët evropianë përdorin për të përshkruar pasojat e një bllokimi të dytë nëse ata do të...

Një tjetër nxënëse pozitive me Covid 19, mbyllet klasa në gjimnazin e Gjirokastrës

Vazhdon saga e infektimeve në shkollën e mesme “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Një tjetër nxënëse e klasës X ka...

Sërish shifra të larta/ MSH: Ndërrojnë jetë 5 pacientë me koronavirus, konfirmohen 153 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë me koronavirus. Gjithashtu, MSH bën me dije...

Veliaj: Platforma jonë në këto 215 ditë është puna, Tirana nuk ka nevojë për programe mashtrimi

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/380574506470942 Kryebashkiaku Erjon Veliaj inspektoi sot punimet në bllokun e banimit në Njësinë 7 në Tiranë.

Franjo Tuxhman në vitin 1993 çoi emisarë te Ibrahim Rugova me qëllim që ta nxiste atë për të filluar rezistencën e armatosur kundër Serbisë dhe ushtrisë së saj. Tuxhman kishte llogaritur që ta vinte Sllobodan Milosheviçin mes dy-tri zjarreve dhe kësisoj të nxirrte përfitimet e veta nga kjo. Por Rugova hezitoi dhe refuzoi të nxiste luftë kundër Serbisë në atë kohë. Kur nisi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lufta në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë kishte marrë fund. Ndaj dukej se Milosheviçi i kishte duart e lira për ta nënshtruar lehtë Kosovën. Por llogaria ishte e gabuar. SHBA-të dhe Europa, si dhe Aleanca Atlantike, kishin tashmë një përvojë të luftrave dhe masakrave serbe në Bosnjë – Hercegovinë dhe pavarësisht “paqes” së Dayton-it nuk besonin aspak te Milosheviçi. Boasnja u bë mësim për Perendimin e për pasojë NATO veproi shpejt kundër Serbisë, me qëllim jo vetëm parandalimin e masakave serbe në Kosovë, por edhe çlirimin e saj nga sundimi i Beogradit!

Në të gjithë literaturën e publikuar deri më sot nga studiues dhe historianë të botës moderne, po ashtu nga deklaratat e udhëheqësve të vendeve të lira, pranohet fakti se “Nuk do të lihej të ndodhte një Bosnjë e dytë në Ballkan”, duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Dhe ashtu ndodhi. Prej çlirimit të Kosovës e deri më sot vendi ka kaluar dy etapa, ajo e administrimit ndërkombëtar në ekuacionin OKB-NATO-BE-OSBE dhe etapa e pavarësisë së “mbikëqyrur” sipas planit të Matti Ahtisaarit. Etapa e administrimit ndërkombëtar, në kuptimin klasik, nuk ka ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë. Dayton-i përcaktoi shtetësinë dhe kushtetutshmërinë e Bosnjë-Hercegovinës në modelin federativ. Por ky vend është bllokuar pikërisht për shkak të federalizmit. Republika Srpska ka bllokuar gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e sotëm e të ardhshëm të shtetit boshnjak. Madje kërcënon për shkëputje dhe shkatërrimin e paqes së ndërtuar në Dayton. Kur Matti Ahtisaari depozitoi në OKB dokumentin e tij të pavarësisë së Kosovës evitoi krijimin e një shteti brenda shtetit në këtë vend. Ai i dha pakicës serbe fuqi bllokuese në rastin e ndryshimeve kushtetuese, por nuk lejoi që Kosova të ishte shtet federativ, ku një pakicë prej 100 mijë serbësh të diktojnë institucionet dhe shtetësinë fondamentale. Kjo ndodhi, sepse që atëherë u pa që federalizmi nuk ishte zgjidhja e duhur në një rajon ku armiqësitë etnike e fetare janë të një natyre agresive. Agresiviteti është i pranishëm shumë fish më tepër se tek të tjerët, tek serbët, kudo që ata ndodhen në Ballkan.

Nëse në vitin 2013 Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjen për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, kjo ndodhi jo aq për shkak të presionit europian apo amerikan, sa për shkak të dobësisë për të argumentuar të kundërtën nga ana e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës. Europianët dhe amerikanët atëherë dhe sidomos pas vitit 2913 po shihnin efektet negative të krijimit të shtetit brenda shtetit në Bosnjë-Hercegovinë dhe për pasojë sot janë të vetëdijshëm se një formulë e praktikë e tillë në Kosovë nuk mund të funksionojë. Por në pamundësi për ndryshimin e kufijve dhe zhvatjen e territorit të Kosovës Serbia këmbngulë në zbatimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiç të prillit 2013, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë si anti-kushtetuese atë marrëveshje. Cili do të jetë qëndrimi europian dhe amerikan lidhur me këtë? Palët në konflikt janë në pozicione të kundërta. Beogradi do të këmbngulë fort që në emër “të mbrojtjes së serbëve” të përfitojë një Asosacion me kompetenca ekzekutive, pra një shtet brenda shtetit të Kosovës, duke cënuar unitarizmin dhe parimin e shtetit qytetar. Në vend të së drejtës në Beograd punohet për përfitime gjeopolitike.

Ndërkaq i duhet Kosovës që të provojë me fakte, bazuar dhe në eksperiencën e Bosnjë-Hercegovinës dhe kërcënimet e Dodik për shkëputjen e Republikës Srpska, se një asosacion serb me kompetenca ekzekutive e thellon ndarjen etnike dhe e kërcënon shtetësinë e Kosovës. Kësisoj duhet argumentuar se zgjidhja nuk qëndron te një Dayton i dytë, por te parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjelltë midis shumicës dhe pakicave etnike në Kosovë, tek një anti-Dayton. Nëse do të ketë argumente të plota e bindëse nga pala kosovare, pala serbe do të dështojë në kërkesat e saj të padrejta dhe jo realiste. Ndërsa Bashkësia Ndërkombëtare do të marrë anën e asaj pale që sjell më shumë argumente. Në këtë kuptim delegacioni i Kosovës duhet të përgatitet që të përgënjeshtrojë bindshëm edhe shpifjet dhe trillimet serbe. Ndryshe, serbët janë mësuar që me gënjeshtra ta fitojnë atë që humbasin në luftë!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

EULEX në aksion, bastisen zyrat e OVL-UÇK

Policë të armatosur të EULEX janë parë teksa kanë hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtrare të...

Paris, sulm me thikë pranë “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e...

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...