Kosova nuk do t’i shpëtoj stuhisë së motit me reshje në Ballkan

Mos i humb

Sipas “Accuweather” të shtunën dhe të dielën rajonin e Ballkanit do ta përfshijë në mot i ligë, ku parashihen shira të mëdha, të përcjella me bubullimë e vende-vende edhe me breshër të madh.

Sipas kësaj ueb-faqeje që parashikon motin në mbarë botën, vendet më të rrezikuara nga ky mot janë Kroacia, Bosnja Hercegovina dhe Serbia, ku është dhënë edhe alarmi i kuq, pasi sasia e shiut që pritet të bie në kohë të shkurtër, është 30 litra në metër katror.

Mirëpo, as territori i Kosovës nuk do t’i shpëtoj kësaj stuhie, pasi për të është dhënë alarmi i portokalltë, e në disa pjesë edhe alarmi i kuq.

Sipas këtij paralajmërimi, pritet të ketë dëme të mëdha sidomos në kulturat bujqësore, por edhe në objekte banimi sidomos në vendet e rrafshëta.

Po ashtu priten edhe dëme të mëdha edhe nga breshëri.

Në anën tjetër, të kontaktuar nga zëri.info, zyrtar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë thënë se janë në dijeni për këtë paralajmërim për temperaturat, mirëpo së shpejti do t’i bëjnë matjet dhe do të dalin me informacione konkrete./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit