Protesta para ambasadës së SHBA-së në Tel Aviv

Mos i humb

Një grup palestinezësh dhe arabësh të martën para ambasadës amerikane në Tel Aviv, mbajtën një protestë kundër vendimit të administratës amerikane për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Në protesta morën pjesë përfaqësues të komunitetit palestinez dhe arab në Izrael si dhe përfaqësues të Parlamentit izraelit me origjinë nga Palestina.

Turma mbante flamuj palestinez dhe brohoriste slogane si: “Kudsi do të jetë gjithmonë kryeqyteti palestinez”, “SHBA është koka e gjarprit” dhe “Liri për Palestinën”.

Demonstruesit mbanin një pankartë ku në vend të kokës së gjarprit ishte vendosur koka e presidentit amerikan Donald Trump.

Në pankartat tjera shkruhej “Trump tërheq vendimin për Kudsin” dhe “Kaubojët nuk mund të vendosin për fatin e Kudsit”.

Muhammad Bereket, i cili përfaqëson komunitetin arab në Izrael, tha se ata mbështetën protestat për të shprehur mbështetjen e tyre për vëllezërit palestinezë, por edhe për t’i dërguar mesazh administratës së SHBA-së.

“Ne, nëpërmjet kësaj shprehim mbështetjen tonë për palestinezët dhe Kudsin. Të gjithë së bashku jemi të ballafaquar me një projekt të madh. Prandaj, nga ky vend, nga Tel-Aviv, përballë ambasadës amerikane, ngremë zërin. Në qoftë se do të jetë ambasada, le të jetë këtu. Çfarëdo që të ndodhë, vendi i kësaj ambasade nuk është në Kuds”, tha Bereket.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump të mërkurën lëshoi ​​një vendim për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, e cila shkaktoi reagime të ashpra në mbarë botën. Trump tha gjithashtu se ai kishte urdhëruar tashmë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit