Beni Kizolli: Manifestimi në Prizren dëshmi e ndryshimit të 6 tetorit në Kosovës

Mos i humb

Nga Prizreni fillon ndryshimi i cili do të vendoset edhe në 6 tetor. Lëvizja Vetvendosje mbylli fushatën elektorale në Prizren.

Në një pjesmarrje të jashtzakonshme në pallatin e sportit të mbushur plot e përplot me simpantizantë, mori pjesë vetë Kryetari i VV Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri Kandidatët për deputet dhe mbështështetës të Vetvendosjes. Në këtë takim përmbyllës ishte i pranishëm edhe kandidati me nr 32 në listën e Vetvendosjes Bëni Kizolli i cili në takimet e rastit mori mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit.

Fjalën e hapjes e mbajti Mytaher Haskuka i cili tha se ndryshimi nisi në prizren dy vite më parë, ndërsa tan inga Prizreni do të nisë ndryshimi në të gjithë Kosovën. Vota për Vetvendosjen është votë për veten prandaj votoni nr 126 dhe listën e saj të Kandidatëve.

Kryetari i Degës së Vetvendosjes në Prizren Artan Abrashi përpara qindar pjesmarrësve u shpreh se tani ka ardhur dita e ndryshimit, dhe ky ndryshim do të nisë nga ky qytet i mrekullueshëm që e ka bërë gati votën dhe mbështetjen e tij për Vetvendosjen dhe Kosovën.

Vetë Kandidati për Kryeministër, Kryetari i Vetvendosjes Albin Kurti u shpreh entuziast që Prizrenasit janë bërë gati për ndryshim. Sipas tij këtë e tregon edhe atmosfera e krijuar në çdo lagje të Prizrenit. Përpara qindra të pranishmëve në këtë aktivitet, ndër më të mëdhejtë të kësaj fushatë zgjedhore, Kurti bëri të ditur edhe planin e tij të qeverisjes në 4 vitet e ardhshme. Do ta nisim ndërtimin e shtetit me krijimin e mundësive për investime në biznese dhe vendeve të reja të punës. Do të ndalim korrupsionin dhe nepotizmin, do të ofrojmë barazi dhe mundësi për të gijthë.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm Beni Kizolli kandidati me nr #32 zhvilloi disa takime të rëndësishme nga ku mori mbështetjen e të pranishmëve për zgjedhjet e 6 tetorit. Në këto takime ai u shpreh se pjesmarrja dhe entuziazmi i këtij manifestimi në Prizren është dëshmi e qartë se ndryshimi do të vijë në të gjithë Kosovës dhe se 6 tetori do të jetë dita e këtij ndryshimi.

Tubimi në #Prizren

Tubimi në Prizren me një atmosferë elektrizuese dhe shumë shpresë e optimizëm për të ardhmen ishte dëshmi se koha e bastioneve në Kosovë ka përfunduar. Koha e ndryshimit, e reformave dhe e drejtimit të ri të shtetit po vjen me 6 Tetor! Një gjë duhet ta kemi të qartë, këto zgjedhje nuk janë thjesht edhe një palë zgjedhje, por janë referendum, se a do të kemi një shtet i cili dorëzohet para kapjes së tij, apo më në fund fillon çlirimin e tij së brendshmi andaj #ErdhiDita për Çlirimin! #Voto126 #VotoAlbininKryeministër #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32

Gepostet von Dr. Beni Kizolli am Donnerstag, 3. Oktober 2019

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit