Presidenti i vendit dhe njëherësh Kryetari i AK Partisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të mërkurën mbajti një fjalim në Takimin e Zgjeruar të kryetarëve të degëve të partisë në rrethe.
Në fjalën e tij Erdoani tha se Turqia është duke kaluar një periudhë të luftës për mbijetesë në shumë fronte njëherësh, duke filluar që nga siguria e deri në ekonomi.
“Ne nuk kemi as vështirësinë më të vogël për t’i kapërcyer kërcënimet që na vijnë nga jashtë. Qoftë në fushë, qoftë në tryezë, ne i eliminojmë lëvizjet e çdo lloji që përbëjnë një kërcënim për të ardhmen e vendit dhe kombit tonë. Ata na dërgojnë sipër terroristët, kurse ne i shtypim. Ata ngacmojnë me provokime kufijtë tanë, kurse ne zbresim deri tek burimi i kërcënimeve. Ata po sulmojnë ekonominë tonë, por ne e rimëkëmbin atë brenda një kohe të shkurtër dhe vazhdojmë rrugën tonë”,- u shpreh Erdoan.
Rezultatet që kemi marrë vitet e fundit në Siri, Irak, Mesdheu Lindor, çështjen e azilkërkuesve dhe në shumë çështje të tjera janë një histori suksesi,- nënvizoi Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin në takimin me kryetarët e degëve të partisë:
“Ata që bëjnë plane për ta gjunjëzuar Turqinë përmes këtyre problemeve nuk e fshehin aspak habinë e tyre përballë gjithë këtyre arritjeve që ka shënuar vendi ynë. Është nderi ynë më i madh të befasojmë ata që ushqejnë armiqësi ndaj vendit dhe kombit tonë.”
Fuqia dhe burimi më i madh moral në luftën tonë është mbështetja e njerëzve,- u shpreh Erdoan ndërsa shtoi se dëshmia më e madhe e kësaj është vala e dashurisë së sinqertë që haset kudo, brenda dhe jashtë vendit.
Viti 2020 do të jetë një vit, ku normat e interesit do të bien shumë më tepër. Tani jemi kthyer në periudhën për ti ndërmarrë hapat me monedhë kombëtare dhe jo me valutë të huaj,- theksoi kreu i shtetit.
Erdoani tha se ai nuk kanë asnjë marrëdhënie me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Ne mbyllëm defterin e FMN-së. Për momentin nuk kemi asnjë punë me FMN-në. Ne jemi të mjaftueshëm për veten tonë”,- shtoi ai.