Kultura dhe civilizimi islam

Mos i humb

Viteve të fundit janë botuar një sërë librash, që trajtojnë në mënyrë të gjithanshme çështjen e librit, përhapjen dhe kujdesin e tij anë e mbanë botës. Përmes këtyre rreshtave do të përpiqemi të paraqesim disa të dhëna me rëndësi për librin dhe bibliotekarinë në shtetin Islam, në epokën e Mesjetës. Veçanërisht do të ndalemi në shqyrtimin e kulturës dhe civilizimit Islam në përgjithësi.

Në shekullin e X Kordova ka qenë qyteti më i civilizuar në Evropë, dhe bashkë me Stambollin, Bagdadin e Kairon, është konsideruar një nga katër qendrat më të rëndësishme kulturore të botës. Me 113.000 shtëpi, me 21 paralagje, me 70 biblioteka dhe me shumë libra që ka pasur në te, me shumë xhami dhe pallate, Kordova ka fituar atë kohë një famë botërore. Kjo qendër e njohur Islamike ka pasur mijëra rrugë të ndriçura. Shtatëmbëdhjetë vjet pas kësaj kohe Londra ka pasur vetëm një mjet ndriçues për rrugë, ndërsa disa shekuj më vonë nëpër rrugët e Parisit balta arrinte deri në gjunj. Kur Universiteti i Oksfordit e ka konsideruar banjon si një zakon pagan, shkencëtarët e Kordovës kanë pasur banja nëpër shtëpitë e tyre të bukura. Kurdo që kanë pasur nevojë për arkitektë, këngëtar të mirë ose robaqepës, sundimtarët e Leonit, Nevarës dhe të Barcelonës i janë drejtuar Kordovës.

Bagdadi, për dallim nga shumë qendra tjera të mëdha kulturore Islame nuk është themeluar shumë herët, por në shekullin e VII, madje nga ana e arabëve, në qendrën e perendorisë që shtrihej në brigjet e Tigrit, në vendin ku gërshetoheshin rrugët tregtare, të cilat nga oqeani Indian shpienin drejt Mesdheut.

Në saje të politikës së urtë të sundimtarëve të dinastisë së Abasidëve e të pozitës jashtëzakonisht të volitshme gjeografike, ky qytet së shpejti do të bëhet qendra më e rëndësishme politike e kulturore e botës Islame dhe në të njëjtën kohë edhe qytet me më shumë banorë në botën e atëhershme (rreth 1.5 milion). Këtu prej shekullit të IX e deri në pushtimin e qytetit nga ana e mongolëve në vitin 1258, do të zhvillohet një prodhim librar i pashembullt deri në atë kohë.

Në këtë kohë Bagdadi ishte qendar kryesore e prodhimit dhe e tregtisë së librit. Në kohën e lulëzimit më të madh të prodhimit librar në këtë qytet, në të ka pasur rreth 100 librari. Librat nga Bagdadi shpërndaheshin deri edhe në viset më të largëta të botës Islame. Karvanët e deveve nga Bizanti, Siria, India sjellnin në Bagdad.

Bibliotekat e mëdha në Bagdad ishin vende ku tuboheshin njerëz të arsimuar dhe ku diskutonin për shkencën dhe lexoheshin referate të ndryshme, bëheshin studime të llojllojshme letrare që kishin shpëtuar pa u djegë në bibliotekën e Aleksadrisë ose që i kishin siguruar prej bibliotekave tjera antike.

Në Bagdad mbikqyrës të bibliotekave emëroheshin njerëz të arsimuar të cilët kishin autoritet të madhë në shoqëri. Në këtë punë rol të rëndësishëm ka luajtur halifi Harun er-Rashidi (768-809).

Biri i Harun er-Rashidit, El-Me’muni (sundoi prej vitit 813-833) e themeloi akademinë e famshme Bejtul-Hikmeh (shtëpia e urtësisë) me një observatorium astronomik e një bibliotekë ta madhe. Së shpejti këtu do të gjenden shumë shkencëtar, përkthyes e kaligrafë të shquar të asaj kohe, jo vetëm arabë, por edhe indianë e persianë. Vet El-Me’muni i nxiste shkencëtarët që të studjonin filozofinë greke e t’i përkthenin librat nga gjuha greke, siriane, sanskrite e persiane në atë arabe. I dërgonte të besuarit e vet në Lindjen e Mesme që të kërkonin dorëshkrimet e vjetra greke, kurse një delegacion ia dërgoi edhe perendorit bizantinm Leonit V, në mënyrë që prej tij të merrte dorëshkrime greke. Ki mision prej Konstantinopojës solli shumë libra greke nga të gjitha sferat e shkencës të cilat El-Me’muni i dha të përktheheshin arabisht. Sipas disa burimeve, biblioteka e tij qysh në kohën e sundimit të tij ka pasur 1.000.000 fletore. Kjo traditë vazhdoi edhe më vonë derisa e asgjësuan mongolët kur e pushtojnë Bagdadin në vitin 1258.

Përveç bibliotekave publike ka pasur edhe biblioteka private, p.sh. historiani El-Vahidi (vdiq në vitin 822) ka lënë një bibliotekë me 600 arka. Biblioteka të tilla nuk kishte vetëm në Bagdad por edhe nëpër qendrat tjera Islame, si në Samarkand, Basra, Helep, Mosul, Damask etj.

Shkrimtarët e vjetër arab na kanë lënë shuëm të dhëna për to, kurse njërën prej tyre, atë të dinastisë së Samanahidëve në Buhara, na e kë përshkruar mjeku e filozofi i famshëm Ibn Sina (Avicena, 980-1037), në autobiografinë e tij, ai rrëfen se në kohën e qëndrimit të tij në atë qytet sëmuret sulltani. “Një ditë e luta atë të më lejojë e të hyja në bibliotekën e tij, e të shikoja katalogun e t’i lexoja librat e mjekësisë. Kur më lejoi këtë, hyra në një godinë me shumë lokale në të cilat kishte arka me libra një mbi një. Në një repart ishin vendosur librat në prozë e në poezi, në tjetrën për drejtësinë. Çdo repart kishte libra shkencash të veçanta. E shikova katalogun e veprave të vjetra greke dhe kërkova atë që doja. Aty pash libra, titujt e të cilave për shumë kënd janë akoma të panjohura, vepra të cilat nuk i kisha parë kurrë as më herët e as më vonë. Kështu e kuptova se kush ç’vend zë në lëmin e vet.”

Përveç Bagdadit si qendër botërore e asaj kohe, ishte edhe Kajroja në kohën e dinastisë së Fatimijve, i cili ishte kryeqytet i ri i dinastisë Fatimije në Egjipt. Kajroja bëhet një ndër qendrat më të rëndësishme kulturore të botës së atëhershme Islame. Halifi El-Azizi (976-996) themeloi bibliotekat më të rëndësishme kulturore të botës Islame. Ai themeloi edhe xhaminë e El-Az’harit në vitin 972, e më vonë kjo shndërrohet në universitetin e parë në botë.

Halifi El-Aziz themeloi bibliotekën e famshme e cila ishte e vendosur në pallatin e halifit dhe e cila sipas disa burimeve kishte 200.000 fletore e sipas disa të dhënave deri më 600.000 fletore.
Se ka qenë kjo bibliotekë e madhe shihet nga e dhëna se këto libra ishin të vendosur në dyzet lolake.

Krahas bibliotekave të mëdha në Bagdad dhe në Kairo, më e rëndësishme ishte biblioteka e dinastisë Emevite në Kordovë të Spanjës Islamike. E themeoi halifi El-Hakimi II (961-976), të cilit i takon vend nderi në vargun e sundimtarëve të arsimuar arab.
Duke dashur që sa më shpejt të tubojë libra në bibliotekën e tij, i dërgoi emisarët e vet në Bagdad, Kairo, Damask e në qendra të tjera ku kultura dhe arsimi ishin në një nivel të lartë. Ai harxhoi shumë pasuri për blerjen e librave ashtu që në biblioteknë e tij së shpejti u gjenden rreth 400.000 vëllime.

Jo vetëm në Kordovë, por në të gjitha qytetet e mëdha të Spanjës ekzistonin biblioteka e banjo publike (hamame), rrugë të shktruara me kalldërm, e si u cekë më lartë, rrugët ishin të ndriçuara, ndërsa Londra e Parisi ishin të zhytura në baltë e në prapambeturi. Sa për ilustrim vlenë të paraqesim thënien e mbretit anglez Riçard ku thotë: “Ne e konsideronim devotshmëri mospastrimin e trupit.”

Megjithatë, Kordova do të jetë një kohë të gjatë qendër e jetës kulturore, qytet i cili krahas Konstantinopojës, ishte më i i madhi në truallin Evropian, e pastaj rradhiteshin edhe qytete tjera të Shpanjës si p.sh. Mallaga, Sevilja, Granada, Toledoja etj.
Kah shekulli i njëmbëdhjetë, është koha kur ky qytet bëhet qendër për përkthime dhe kthehet në duar të krishterëve nën udhëheqjen e Alfonsit të vjetër (1251-1284), e në këtë kohë përkthehen nga gjuha arabe në atë latine veprat e mjekësisë, të astronomisë, të matematikës e të filozofisë. Me këtë Evropa do t’i njeh shkrimet e shkencës dhe filozofisë Islame dhe asaj antike.

Për përfundim vlen të përmendet edhe kjo: kur në vitin 712 muslimanët e pushtuan Spanjën, të krishterëve të Shpanjës u dhanë liri të plotë, ndërsa pas tetë shekujsh këta ua kthyen të kundërtën muslimanëve, e më në fund i dëbuan nga Spanja tërësisht. Ajo Spanjë që dikur lulëzonte nën kulturën dhe civilizimin Islam, e që ishte vend i shkencave dhe universiteteve, drejtësisë dhe përparimit, tokë e lloj-lloj pasurive, me rënien e pushtetit musliman filloi stagnimi në të gjitha sferat e jetës.

Me rastin e pushtimit të Grenadës, ushtria krishtere dogji më se 1.000.000 libra, në mesin e të cilave edhe dorëshkrime që ishin me vlerë të pakrahasueshme. Janë prishur dhe shkatërruar edhe pallate e obore mbretërore, shkolla e biblioteka dhe lloj-lloj ndërtesash madhështore, shumë xhamia me bukuri fantastike që paraqitnin vlerë të madhe të arkitekturës Islame, u shdnërruan në kisha e një numër i konsiderueshëm u prishën. Më në fund edhe Granada qyteti fundit i nënshtrohet pushtimit krishterë me 02-01-1492./Ardhmeria/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit